aty ku analizohet saktësia e deklaratave të zyrtarëve të vendit.


Ballina  /  Deklaratat  /  Premtimet  /  Zyrtarët  /  Konferenca për shtyp  /  Mbi Projektin             Fol Ti!

Konferenca



FOL: Të pavërtetat e kryeministrit Thaçi


12 Jun, 2010

Lëvizja FOL në raportin javor të verifikimit të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës, ka nxjerr si të pavërteta tri deklarata të kryeministrit të vendit Hashim Thaçi dhe një të tillë të vërtetë – kur ai, ditë më parë në një fjalim në televizionet nacionale, kishte deklaruar se “qytetarët e vendit nuk janë ende plotësisht të sigurt nëse Qeveria e mendon atë që e thotë kur deklaron se do të ballafaqohet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe do ta çrrënjosë atë nga sistemi”.
Qytetarët e Kosovës, sipas Lëvizjes FOL, janë të zhgënjyer, dhe me të drejtë. “Kur në vitin 2007, Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, garonte për të marrë pushtetin, premtoi se do të krijonte qeveri me personalitete të pakorruptueshme dhe që kanë kredo politike. Por, dy vjet pas qeverisjes me vendin, vetë qeveria dhe këto figura politike të PDK-së janë subjekt i hetimeve dhe dyshimeve për korrupsionin”, thekson FOL.

Thaçi dhe kjo qeveri, sipas kësaj lëvizjeje, nuk kanë përmbushur as për së afërmi pritjet e qytetarëve tanë, të cilët kanë besuar për një qeverisje më ndryshe të këtij vendi. “Në fjalimin e tij të gjatë, prej 13 minutave, Thaçi e pranoi se kjo qeveri nuk e ka më besueshmërinë e popullit, por dha premtime të reja, kur i kanë mbetur më pak se gjysma e mandatit qeverisës”, theksohet në raportin e kësaj lëvizjeje.

Si të pavërtetë, Lëvizja FOL ka nxjerr deklaratën e kryeministrit, se “ne po punojmë që t’iu sigurojmë një sistem gjyqësor që punon pa ndërhyrje politike”. Sipas FOL, shumë raporte ndërkombëtare, por edhe ato vendore, e kanë përsëritur disa herë se ndërhyja e politikës në drejtësi është problemi më i madh i funksionimit të këtij pushteti.

“Deklarata e kryeministrit është krejtësisht e pasinqertë, sidomos duke marrë parasysh faktin se Raporti i fundit i EULEX-it e akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Thaçi për ushtrimin e ndikimeve të tij në procesin e gjykimit të pjesëtarëve të Grupit të Llapit. Dhe, për ta vulosur jomoralitetin e politikës se nuk dëshiron të ndërhyjë në gjyqësor, është deklarata e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, sipas të cilit, EULEX-i është joserioz në hetimet ndaj Limajt, dhe se menjëherë duhet ta ndërpresë këtë proces”, thekson FOL.

Si të pavërtetë FOL ka nxjerrë edhe deklaratën tjetër të kryeministrit se, Kosova është një dhe se Kushtetuta e saj do të zbatohet në mënyrë të barabartë përgjatë gjithë territorit të këtij vendi” – duke theksuar se kjo “parullë e përditshme e kryeministrit Thaçi demantohet çdo ditë në veri të Mitrovicës”.

Një deklaratë tjetër e kryeministrit Thaçi se - “Qeveria që udhëheq e ka thyer heshtjen dhjetëvjeçare, akumulimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe kjo betejë nuk e ka një adresë, por ka shumë adresa. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë në ballë të kësaj beteje” – sipas Lëvizjes FOL, është po ashtu e pavërtetë.

“Nëse kjo luftë nënkupton vetëm fjalë dhe deklarime, atëherë qeveria e Thaçit ka të drejtë. Por, nëse duhet praktikisht të luftohet korrupsioni, atëherë ky është një dështim i radhës së qeverisë. Të gjitha qeveritë deri më tash kanë folur e përmendur korrupsionin, por asnjëra nuk e ka luftuar atë”, theksohet në raportin e Lëvizjes FOL.

“Është e paqartë pse kryeministri Thaçi insiston se institucionet janë në krye të luftimit të korrupsionit, kur kjo është e pavërtetë, dhe për më tepër, ajo që po hetohet, por nga EULEX-i, është vet qeveria e Kosovës. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, është duke i kryer hetimet e rasteve të mëdha të korrupsionit, ndërkaq arrestimet e Policisë së Kosovës nëpër komuna, po shfrytëzohen vetëm si propagandë e kryeministrit”, vlerëson FOL. /Telegrafi/


4

  3.08 %


0

  0 %


8

  6.15 %


0

  0 %


4

  3.08 %


114

  87.69 %





(Kthehu lart)

Mbi projektin “Fole të Vërtetën”



Lëvizja FOL që nga janari i 2010 ka filluar të monitoroj dhe verifikoj deklarata udhëheqësve shtetëror. FOL do të prezantoj për çdo javë “Matësin e së Vërtetës”, i cili do të raportoj për deklarata të vërteta dhe të pavërteta të udhëheqëse shtetërorë të bëra gjatë javës paraprake. 



Mbi lëvizjen FOL >>

Kosova Foundation for Open Society is a local and non-governmental organization, being part of the international network of foundations financed by philanthropist George Soros. Since December 1999, KFOS is a legally registered NGO under UNMIK legislation. The Network of Soros Foundations has been present in Kosova since 1993. The Office was active in the fields of education and youth, human rights, civil society, media, women programs, as well as other fields. With the decision of Mr. Soros, in June 1999 Prishtina Office was upgraded to an independent Foundation, supervised by a Kosovar Board and with a consolidated management.


Mbi KFOS >>

(Kthehu lart)