aty ku analizohet saktësia e deklaratave të zyrtarëve të vendit.


Ballina  /  Deklaratat  /  Premtimet  /  Zyrtarët  /  Konferenca për shtyp  /  Mbi Projektin             Fol Ti!

Konferenca



FOL: Të pavërtetat e kryeministrit dhe të Ardian Gjinit


21 Aug, 2010
Prishtinë, 21 gusht - Petrit Zogaj, aktivist i lëvizjes FOL, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që Brukseli tashmë ka një qëndrim unik për mbështetjen e plotë për perspektivën evropiane dhe se pret njohjet e pesë vendeve të BE-së, është e pavërtetë pasi, sipas tij, edhe pas vendimit të GJND-së këto pesë vende kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën.

Edhe dorëheqja e parevokueshme e kryetarit të Rahovecit Qazim Qeska, sipas Zogajt, është vlerësuar e pavërtetë, duke thënë se që nga monitorimi i deklaratave të bëra, kjo ka qenë njëra ndër deklarata më të pavërteta që kanë hasur deri më tani. Zogaj ka shtuar se kryeministri Thaçi në mënyrë joligjore e ka detyruar Qeskën të kthehet në detyrë, ndërsa është skandaloze edhe, siç tha ai, përpjekja e kryeministrit për t’ia mbyllur publikisht gojën Qeskës, i cili po bënte një deklarim publik në ditën e vizitës së Thaçit në Rahovec.

Edhe deklarata e nënkryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, i cili ka premtuar që do t’i bëjë publike faktet për gjoja bisedimet sekrete mes zyrtarëve të Kosovës me ata serbë, sipas “Matësit të së vërtetës”, është vlerësuar e pavërtetë, pasi Gjini nuk solli asnjë fakt që dëshmoi se ka bisedime.

Si deklaratë tjetër të pavërtetë, lëvizja FOL, të shtunën në konferencën për media, ka përmendur deklaratën e kryeministrit Thaçi për ndarjen e mjeteve financiare dhe konkretizimin e projektit për hapjen e universitetit të dytë publik, atij të Prizren, për 5 mijë studentë. FOL e ka vlerësuar edhe këtë deklaratë të pavërtetë, sepse numri i të pranuarve do të jetë larg prej premtimit të kryeministrit.

Zogaj ka thënë se në muajt në vijim “Matësi i së vërtetës ” do të ndryshojë formatin e vlerësimit të deklaratave të zyrtarëve shtetërorë, duke u marrë me vetëm një çështje më të spikatur.


4

  3.08 %


0

  0 %


8

  6.15 %


0

  0 %


4

  3.08 %


114

  87.69 %





(Kthehu lart)

Mbi projektin “Fole të Vërtetën”



Lëvizja FOL që nga janari i 2010 ka filluar të monitoroj dhe verifikoj deklarata udhëheqësve shtetëror. FOL do të prezantoj për çdo javë “Matësin e së Vërtetës”, i cili do të raportoj për deklarata të vërteta dhe të pavërteta të udhëheqëse shtetërorë të bëra gjatë javës paraprake. 



Mbi lëvizjen FOL >>

Kosova Foundation for Open Society is a local and non-governmental organization, being part of the international network of foundations financed by philanthropist George Soros. Since December 1999, KFOS is a legally registered NGO under UNMIK legislation. The Network of Soros Foundations has been present in Kosova since 1993. The Office was active in the fields of education and youth, human rights, civil society, media, women programs, as well as other fields. With the decision of Mr. Soros, in June 1999 Prishtina Office was upgraded to an independent Foundation, supervised by a Kosovar Board and with a consolidated management.


Mbi KFOS >>

(Kthehu lart)